Të paktën tre banesa janë djegur dhe janë dëmtuar pjesërisht nga flakët në fshatin Livinë të bashkisë Finiq. Pas ndihmës së kërkuar nga kryetari i Bashkisë së Finiqit, Romeo Çakuli, një helikopter ka ardhur në ndihmë nga ajri.
Mësohet se ai po ndihmon në shuarjen e flakëve të zjarrit, të cilat kanë përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Livinë. Sakaq, raportohet se tre banesa janë djegur dhe janë dëmtuar pjesërisht nga flakët e mëdha.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e Finiqit, Delvinës dhe Sarandës. Gjithashtu, në fikjen e tij kanë dalë dhe banorët.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI