Nga Dritan HILA
Rastësisht janë të dy nga një krahinë: Kurveleshi. Njëri nga Golëmi dhe tjetri nga Progonati. Të dy fshatra me nam të madh për zgjuarsi e burra trima. I pari, Dritani shkoi në Kosovë. Ndoqi babanë e tij, Dilaverin, që ndërkohë ishte në mes të zjarrit. Ishte viti 1999 dhe Shqipëria ende nuk kishte mbushur barkun me bukë. Mund të shkonte në Greqi, Itali, Gjermani, por zgjodhi rrugën e babait, u bashkua me UÇK-në. Patriotizmi nuk të jep bukë në Shqipëri. Të shkruajnë ca statuse në Facebook, e në rastin më të mirë nuk përfundon në burg. Dritanit sot iu hapën dyert e burgut ashtu si dy vite e ca më parë iu hapën komandantëve të tij. Akuza është qesharake, vetëm se përmendi emrat e ca gjakprishurve që n’ato kohë e kishin më për mbarë të bashkëpunonin e flinin me pushtuesin. Kaq. As ka keqtrajtuar njeri e as ka vrarë me gjak të ftohtë. Mbaroi lufta dhe u kthye në Shqipëri. Nuk mori as pension se patriotët nuk i kërkojnë atdheut lekë.
Tjetri, Fredi, është edhe ai shqiptar, por i thotë vetes grek. Iku në emigracion kur u hapën kufijtë për t’u kthyer që të vrasë shqiptarë. Shpëtoi dhe erdhi prapë që të grisë e djegë flamurin e vendit që i bëri kokën. Iku prapë se ky lloj “trim” nuk mban dot as plumbin e as burgun. U kthye kur ishte parashkruar dënimi për të futur prapë sherrin ndër shqiptarë, i shtyrë nga ai që shqiptarët ia kanë parë sherrin tash 33 vjet. Se ky soj mercenari është pa qibër. Bën si hero i një ideje që kërkon zhbërjen e Shqipërisë se për hero as i vjen era. Se nuk është hero një që shet vendin e tij. Është thjesht një mi, një kavie eksperimentale. Ka pesë muaj që media shqiptare merret me një gjakprishur, por që pak flasin për një hero.
Një ditë më parë u mbajt në burg një shitës atdheu dhe blerës votash; sot iu hap rruga për burg Dritan Goxhajt që atdheut nuk i ka marrë asgjë.
Më vinë në mendje fjalët e nënës së Dritanit kur erdhi bashkë me bashkëshortin për një kafe, fjalët e një labeje që lind vetëm burra: Më vjen inat që djalin ma akuzojnë për gjëra të vogla, se nëse do ta akuzonin për atë qe bëri në luftë, do ta çoja me duart e mia në Hagë. Të qoftë rruga e lehtë Dritan Goxhaj dhe mirë ardhsh! Se trimat kështu e kanë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI