Instituti i Statistikave apeloi sot qytetarët për bashkëpunim me anketuesit në terren, për të bërë të mundur mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullsinë dhe banesat në vend.
“Puna e anketuesit në aktivitetin e censit është thelbësore dhe ndikon drejtpërdrejtë në suksesin e mbledhjes së të dhënave statistikore. Do të vlerësonim shumë nëse do të respektoni anketuesit dhe t’i mbështesni që të kryejnë me cilësi punën e
tyre”, thuhet në një deklaratë për shtyp të INSTAT-it.
Sipas INSTAT-it, roli i anketuesit është i rëndësishëm për të siguruar që të dhënat e censit të jenë sa më të sakta dhe të besueshme.
Këto të dhëna, pasi të grumbullohen, do të përpunohen, analizohen dhe publikohen në formë statistikash zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Dita e hënë, 18 shtator 2023, shënoi nisjen e aktivitetit më të madh statistikor, Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023.
Më shumë se 5 mijë anketues kanë dalë në terren për të trokitur në dyert e qytetarëve për të grumbulluar informacionin e nevojshëm mbi popullsinë dhe banesat në vend.///
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë