Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, janë goditur 2 raste të mosdeklarimit të të hollave.
Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kaluan për kontroll në vijë të dytë, shtetasi Dh. H., të cilit i janë gjetur 10 365 euro, dhe shtetasi R. K., të cilit i janë gjetur 10 155 euro dhe 100 dollarë.
Shumat e parave të padeklaruara nga këta shtetas u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Dh. H., 47 vjeç dhe R. K., 45 vjeç, të dy banues në Kuçovë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI