Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Vranësirat në relievet malore në jug të vendit do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët hera herës në formë shtrëngata afatshkurtra lokale.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 10m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/29 | Diell |
| Kukës | 9/27 | Diell re shi |
| Lezhë | 20/28 | Diell |
| Dibër | 10/25 | Diell re |
| Durrës | 16/31 | Diell |
| Tiranë | 18/31 | Diell re |
| Elbasan | 16/32 | Diell re |
| Berat | 15/31 | Diell re |
| Vlorë | 14/29 | Diell re shi |
| Korçë | 11/23 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 14/28 | Diell re |
| Sarandë | 19/27 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”