Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet malore të vendit. Në këto relieve në momentin e vranësirave të dendura reshje shiu tepër afatshkurtra dhe të dobta.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10 – 16 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/29 | Diell |
| Kukës | 10/26 | Diell re |
| Lezhë | 17/28 | Diell |
| Dibër | 9/26 | Diell re |
| Durrës | 16/30 | Diell |
| Tiranë | 16/30 | Diell |
| Elbasan | 16/31 | Diell |
| Berat | 13/32 | Diell |
| Vlorë | 16/29 | Diell |
| Korcë | 10/24 | Diell re |
| Gjirokastër | 11/30 | Diell re |
| Sarandë | 14/29 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI