Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka ndërhyrë në “Varrin Monumental” i cili gjendet në fshatin Jorgucat, i Dropullit të Sipërm, duke realizuar mirëmbajtjen e këtij monumenti të kulturës, kategoria I.

Varri monumental i Jorgucatit u zbulua në fillim të viteve 2000, ndërsa punohej për autostradën Gjirokastër-Kakavijë. Ai gjendet në krahun e majtë të rrugës kombëtar Gjirokastër-Sarandë, rreth 800 m në verilindje të fshatit Jorgucat. Ka formë katërkëndëshe me dimensione 9.30 x 4.80 m, e orientim JL-VP.
Guri poroz nuk është në natyrën e zonës përreth monumentit, por i marrë nga një territor tjetër. Ai është përdorur për ndërtimin e varrit sepse përpunohet me lehtësi.
Sipas arkeologëve, rezulton se varri ka një ripërdorim të tij në periudhën romake, që shprehet te suvatimi i sipërfaqes së brendshme të mureve të dhomës së varrimit dhe korridorit me llaç horasan në trashësi 3-5 cm dhe patinuar e ngjyrosur në ngjyrë të kuqe dhoma, ndërsa korridori është lënë i bardhë. Gjatë zbulimit të varrit në Jorgucat, u gjetën disa fragmente enësh, tipike për shek. III-II para Krishtit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI