Nga Atila KOTA
– Vendet në Evropë konsiderohen mjaft të shtrenjta kur bëhet fjalë për udhëtime.
Akomodimi, ushqimi, shëtitjet, gjithçka ofrohet me një kosto të lartë dhe shpesh çmimet nuk janë të përballueshme për xhepin e kujtdo, shkruan në një artikull gazetarja Mardari Irina, të botuar në të përditshmen rumune “Agora.md”
Megjithatë, disa destinacione sidomos në vjeshtë, ofrojnë jo vetem peizazhe befasuese por edhe tarifa të përballueshme. “Agora” e ka renditur Shqipërinë mes katër destinacioneve më të mira për t’u vizituar në vjeshtë me një buxhet të përballueshëm.
Shqipëria
Shqipëria është një nga destinacionet e udhëtimit që premton çmimet më të ulëta për turistët.
Ashtu si Greqia dhe Italia, Shqipëria ka plazhe të bukura, të cilat turistët mund t’i aksesojnë për shumë më pak para. Çmimi mesatar i një dhome hoteli në Shqipëri është 49 dollarë.
Për një dhomë në një hotel me pesë yje, shpenzohet vetëm 81 dollarë për natë.
Një litër birrë kushton 2 dollarë dhe një kapuçino ose latte rreth 1,5 dollarë.
Në një restorant të thjeshtë mund të hani mirë me rreth 7 dollarë.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri