Nga Pirro NAÇI
Pak ditë më parë ‘’rastësia’’ më çoi në qendr të Athinës, në Sintagma … E nisa udhëtimin nga rruga ‘’Karajorgji Servias’’ 4, aty ku pothuaje 100 vite më pare Ali Dino Bej, së bashku me skicografët e tjerë grek themeluan shoqatën e karikaturistëve…Duke ecur më lart ,as 100 metra, ndodhet Hotel ‘’Grand Bretagnia’’, aty ku ai u rëzua dhe u plagos…E mbarova rrugëtimin pothuajse 1 km në vijë të drejtë, në spitalin ‘’Evangjelizmo’’ ku më 1 nëntor të 1938 mbylli sytë përgjithmon… Sot ma kujtoi Dinon edhe facebook-u me një shkrim të 9-të viteve më parë… Po të mos ishte edhe facebok, ”nuk e di” se kush tjetër do të na i kujtonte këto figura…
Duke kthyer sytë nga historia, shpesh herrë ndodhesh përballë disa të papriturave . Ato të lënë gjurmë në ndjesi dhe në kujtesë dhe pa dashur të futin thellë në vite në ngjarje, në figura të cilat koha ndoshta i ka mbuluar me pluhurin e haresës.
Me këto mendime nisa rrugëtimin për tu njohur me një nga figurat e shquara të artit dhe të politikës greke. Akademiku dhe kritiku i artit –Zaharia Papantoniu shkruante për Ali Dino Bej;- ‘’Ai ishte një shqiptar që përveç theksit , të gjitha cilësitë e tjera i kishte vetëm ndërkombëtare…Një figurë që sa më shumë e njeh dhe e studion aq më shumë ndjehesh mirë me të’’. Në një përvjetor të organizuar nga Bashkia e Prevezës, kryetrari i saj shprehej me krenari;- ‘’A është e mundur, Preveza të nderohet nga një artist i tillë?…Histori e gjallë e saj’’…
Ndoshta përpara 2 apo 3 dekadash emri i Ali Dino Bej në Shqipëri nuk ishte pothuajse i njohur.Por edhe diku që më kishte zënë syri dhe veshi ne Sarandë një libër enciklopedik i 12-viteve më parrë, figura e tij jepej e cunguar dhe jo e plotë. Duke u marrë me skicën në shtypin lokal dhe atë kombëtar grek, fillova të njihesha edhe me historikun e saj.Sa më shumë zhytesha në vite, aq më shumë fillova të zbuloja edhe Ali Dino Bej. ”Gërmoja” dhe pashë se asgjë nuk ishte e njohur. Duke u ‘’zhytur’’ në thellësi të gazetarisë greke të pas luftës së parë botërore, u pëballa me një ‘’minierë’’ të pa shfrytëzuar . Por kush ishte Ali Dino Bej? Ai lindi në Prevezë më 1890 dhe vdiq në Athinë më 1938. Ishte skicograf, karikaturist dhe politikan, pasardhës i një nga familjet më të mëdha çame, asaj Dino. Gjyshi i tij, Abedin Dino ishte zyrtar i lartë i Ministrisë së jashtëme, guvernator dhe vali i 12 ishujve të Greqisë nën sundimin e Abdul Hamitit.
Ali Dinua studjoi shkenca politike në Sorbon dhe në vazhdim punoi si skicograf në shumë gazeta të kohës në Athinë. Ai ishte president i shoqatës së karikaturistëve dhe një nga nismëtarët për themelimin e saj. Ishte anëtar i Unionit të shkrimtarëve dhe artistëve Grek, madje , mbante edhe poste të rëndësishme . Në moshën 25-vjeçare ju fut politikës me kualicioni e bashkuar të opozitës, me politikanët,Gunari, Theotoku, dhe Rali. Ai u zgjodh deputet, më 1915 .Më vonë zbriti edhe me formacione të tjera politike por nuk mundi të kishte rezultate. Madje ishte nga të parët që krijoi dhe zbriti në zgjedhje me partinë Çame, por rezultatet nuk ishin të mjaftueshme. Puna në politikë nuk i solli kënaqësi. Ju kthye përsëri gazetarisë.
Vepra e tij përshkohet nga linja realiste me nota të theksuara ironie.Dominojnë karikaturat me karakter etnografik sidomos nga zona e tij e çamërisë. Dhe paralel me to edhe skicat me karakter të theksuar politik.Janë rruajtur mjaft vepra të tij të cilat tregojnë jetën e çemërve dhe të krahinës së Prevezës.Por nga ana tjetër mjaft portrete politikanësh, deputetësh,kryeministrash, gazetarësh,artistësh, njërëz të shquar të kohës, akademikë dhe një gamë të gjërë të shoqërisë të atëherëshme.Vepra e tij flet qartë se ai ishte futur thellë në çdo qelizë të shoqërisë greke ,duke filluar që nga Venizelua e deri tek Sherifi, bojazhiu i Prevezës, që nga zonjat më të njohura të kohës, Valvi, Metaksa, Manushaqi, Kozhia e deri tek punimet për Albën ,gruan e tij italiane por edhe për Safetin, vajzën e tij. Duke mbajtur në dorë njërën nga këto punime të 80-viteve më parë ndjehesha edhe unë Ali Dino Bej… Por unë nuk pikturoja por bisedoja me njërën nga figurat e dashura të tij, me një pjesëzë të historis së tij, me vajzën, Safet Dino Mavromata. Ndoshta në një moshë të thyer , zonja Safet me zërin dhe me kujtesën esaj të shpalos një muzeum të gjallë të Ali Dino Bej.
Histori mjaft të bukura dhe interesante që na i sjell në kujtesë vepra dhe lapsi i Dino Bej. Emocione të fuqishme të miqësisë ,të sinqeritetit të kulturës të dashurisë që ka mbjedhur midis të dy popujve…na i jep në një intervistë, vite më parë vajza e tij Safeti;- Stërgjyshi im ishte shumë filhelinas, Babai përsëri, do të thoja se ishte krejtësisht helinas. I vetmi shqetësim i tij ishte që të mos kishte konflikt midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ai nuk e donte fare këtë, u përpoq me çfarëdo mjeti që kishte për të qenë në gjendje të zbuste dallimet e mundshme…





ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit