Pas shekujsh mërgim, arbëreshët “kthehen” në shtëpinë e tyre dhe pikërisht në Krujën e Skënderbeut ku do të hapet muzeu në nderim të kultivuesve të palodhur dhe besnikë të gjuhës shqipe dhe traditave shqiptare në shekuj. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga “Shtëpia e arbëreshëve”.
“Ditën Arbëreshe e mbyllëm me një premtim: të ngremë Shtëpinë e Arbëreshëve, bash në Krujën e Skënderbeut, pas rënies së të cilës u larguan shekuj më parë”, shprehet ministrja. Margariti thekson se ky premtim do të bëhet realitet jo thjesht në formën e një muzeu artefaktesh e dëshmish për ruajtjen e gjuhës e traditave të të parëve, por edhe si një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi