Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua sot me fermerë të zonës në fshatin Nartë, bashkia Gramsh.
Në bashkëbisedimin me fermerët, kryetari i PD tha se, inkurajon SPAK t’i japë fund pandëshkueshmërisë dhe të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar.“Ndërsa puna jonë”, tha Basha, “është të ndërtojmë rrugën për të dalë nga kjo situatë”.
“Subvencione, në bazë të prodhimit, kjo afekton dhe qytetin, pasi ndikon dhe në çmimin e produkteve, përmirësimin e infrastrukturës që në këtë zonë është e mjerueshme, dhe aksesin në treg. Këto janë hapat që duhen ndërmarrë për të ndryshuar këtë situatë”, tha kryetari i PD, Lulzim Basha.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI