Kryetari i grupimit të Rithemelimit të PD, Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë me gazetarët se, “në deklaratën e liderëve të BE, të mbledhur në Bruksel me udhëheqjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, rezulton se Shqipëria mbetet në klasë”.“Prej një viti e gjysëm nga takimi i Brukselit, negociatat de facto nuk po hapen”, u shpreh ai.
Sipas tij, “Edi Rama është shkaktari kryesor i këtij bllokimi de facto të procesit të integrimit nga viti 2013 deri në vitin 2023, pra nj dekadë me radhë”.“Edi Rama ka përkeqësuar për interesa personale të pushtetit të tij demokracinë, gjendjen ekonomike. Ai është sot kreu i qeverisë më i pavlerësuar, më i pabesueshëm në të gjithë qeveritarët e Evropës, më konkretisht vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se, “në Kongresin e tij, ai paralajmëroi shqiptarët duke fajësuar njëherë Greqinë dhe njëherë tjetër boshtin evropian se Brukseli nuk do hapë negociatat për Shqipërinë. Duke aluduar kryesisht për çështjen Beleri. E vërteta është se në deklaratën e liderëve të BE, çështja më kryesore, apo numër 1, që pengoi hapjen de facto të negociatave me Shqipërinë, është mungesa e dialogut për shkak kjo të qëndrimeve dhe veprimeve të Edi Ramës, grusht shteti brenda shtetit, duke marrë të gjitha kompetencat e parlamentit, fakt ky i denoncuar në mënyrë të përsëritur gjatë muajit të fundit dy herë nga Komisioni Evropian, si në raportin e Komisionit, ashtu edhe në deklaratën e zyrës së zotit Borrel, si një akt që nuk ndodh kund përveçse në Shqipëri”.
“Këshilli i Ministrave të BE, refuzoi të hapë negociatat për kapitullin e parë, të japë dritën jeshile sepse Edi Rama në vend të dialogut dhe zgjidhjes me dialog të problematikave të mëdha, ka zgjedhur puçin e shtetit brenda shtetit, bllokimin e të drejtave kushtetuese të opozitës dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e veta”, shtoi Berisha.
Sipas tij, “Edi Rama ka zgjedhur bllokimin me çdo çmim dhe duke penalizuar çdo shqiptar që ka ëndërr integrimin evropian”.
Ndërsa, në një mbledhje me Kryesinë Berisha tha se, “në përputhje me rezolutën e votuar në Kuvend, detyra jonë është të organizojmë mosbindjen civile”.
“Në akte të vogla, në akte të mëdha, por të bindur se vetëm mosbindja civile do mund të shpëtojë Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare nga kjo diktaturë, e cila bazohet kryekëput në mashtrimin, por dhe në dhunën, në terrorin ndaj opozitës, ndaj medieve, ndaj shoqërisë civile, ndaj faktorëve kryesorë të një demokracie”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.