Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se nëpërmjet garantimit të ndihmës juridike nga shteti Reforma në Drejtësi synon të rrisë aksesin në drejtësi të qytetarëve dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave dhe lirive të tyre.
Ministrja Gjonaj publikoi një video ndërgjegjësuese për Ndihmën Juridike Falas u realizua nga Fakulteti i Drejtësisë, në kuadër të Projektit Monitorimi i Reformës në Drejtësi, me mbështetjen e Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”.
Në kuadër të Reformës në Drejtësi, Kuvendi në vitin 2017 miratoi ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti i cili synon të përmirëson cilësinë e ndihmës juridike falas dhe të zgjerojë rrethin e personave që e përfitojnë atë.
Ndihma juridike nga shteti është një mekanizëm që ju vjen në ndihmë qytetarëve që nuk kanë mundësi financiare për të paguar tarifat ligjore pranë organeve apo gjykatave dhe njëkohësisht për të mundësuar këshillim ligjor ose mbrojtje ligjore.
Në përmjet garantimit të ndihmës juridike nga shteti Reforma në Drejtësi synon të rris aksesin në drejtësi të qytetarëve dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave dhe lirive të tyre. Qytetarët që përfitojnë nga ky ligj kanë të drejtë të kërkojnë pa pagesë ndihmën juridike parësore e cila ofrohet në formën e këshillimit ligjor, asistencës në përpilim dokumentesh dhe përfaqësimit para organeve administrative.
Ndihma juridike dytësore e cila ofrohet në formën e këshillimit, përfaqësimit dhe mbrojtjes para gjykatës për çështje civile, penalë dhe administrative duke i përjashtuar nga pagimi i tarifave apo shpenzimeve gjyqësore.
Nga ndihma juridike falas përfitojnë viktimat e dhunës në familje, viktimat e abuzuar seksualisht, personat që përfitojnë nga pagesa për aftësinë e kufizuar, viktimat e mitur, fëmijët të cilët jetojnë në institucione të përkujdesjes shoqërore, si dhe çdo qytetar që nuk ka mundësi ekonomike. //
ME SHUME LAJME
“The Telegraph”: Shqipëria mes 10 vendeve më mikpritëse për turistët
Mot i kthjellët, vranësira kalimtare në relievet malore
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese