Këtë vit simboli i tryezës së fundvitit, gjeli i detit, do t’u kushtojë më shtrenjtë qytetarëve. Fermerët në Peqin, një zonë që njihet në vendin tonë për mbarështimin e këtij shpendi, e kanë rritur çmimin deri në 1300 apo 1500 lekë kilogrami, pra gati 300 lekë më shumë se një vit më parë dhe kjo sipas tyre vjen si pasojë e disa faktorëve.
“Çmimet janë rritur ka shkuar 13 mijë lekë kg por kjo është normale se edhe çmimet e tjera janë rritur”, thotë një fermer. Në Peqin e fshatrat përreth për çdo vit mbarështohen mbi 27 mijë gjela deti dhe pavarësisht rritjes së çmimit fermerët thonë se thuajse të gjithë shpendët i kanë të porositura.///
ME SHUME LAJME
Nga Aleksandria e Athina në Londër: Rruga e një mendje krijuese nga Dhrovjani
Memorie.Trifon Xhagjika, poeti i pushkatuar nga regjimi komunist.’Atdheu lakuriq…’
Sarandë. “Rezidenca qeveritare”, pjesë e kampusit Eco-Smart “Poli i Zhvillimit Turistik”