Ritmi i rritjes së çmimeve në vendin tonë ka vijuar edhe për muajin Nëntor, duke thelluar diferencën me mesataren e bashkimit Europian. Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, një metodologji e Eurostat tregoi se inflacioni në Shqipëri gjatë muajit nëntor ishte 4.5%, ndërkohë që mesatarja e vendeve të bashkimit Europian është ulur në 3.1%.
Klan Tv raporton se ky është muaj i dytë që Shqipëria tejkalon mesataren e inflacionit të Bashkimit Europian, tregues i cili në vendet europiane po shkon drejt stabilizimit ndërsa në vendin tonë po ndodh e kundërta.
Rritja më e madhe e çmimeve mbetet tek ushqimet, duke arritur në 7,7% në krahasim me një vit më parë, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,2%, “Shërbimi arsimor” me 4,7%, si dhe “Mobilim, dhe pajisje shtëpie” me 4,3%.

ME SHUME LAJME
Sarandë. Filiali Universitar së afërmi në godinën e Ekokampusit. Godina e Filialit, shkollë e re për qytetitn
Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave