Kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi i shoqërur nga ‘Babagjyshi i Vitit të Ri’dhe nga shefja e Kabinetit Eliana Shkurti ishte këto ditë mes fëmijëve të kopshteve dhe atyre të ciklit të ulët në shkollat e Bashkisë për gëzuar së bashku për Festat e fundvitit.


Me këtë rast ai ia ka uruar për Festat dhe ka ndarë dhuratat tradicionale, aq të mirëpritura nga fëmijët.


Duke përmendur këto evente të gëzueshme të fundvitit, Çaçi u shpreh:

“Së bashku me Babagjyshinu gjendëm pranë vogëlushëve të kopshteve dhe shkollave për të dhënë urime të përzemërta për festa dhe për të shpërndarë dhurata simbolike! Gëzuar!/sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026