Nga Pirro NAÇI
Gazetat kanë qenë dhe do të mbeten arketipi i komunikimit masiv, pavarësisht sfidave të rëndësishme me të cilat përballen në epokën e komunikimit dixhital dhe të internetit.
Dje, duke shfletuar një nga gazetat më të madhe Greke ‘’To Vima’’… Ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte informacioni i pasur, i bukur dhe interesant për shqiptarët… Dhe jo vetëm një artikull… Brenda saj, një mini revistë ‘’Vima-gazino’’, në faqen e parë kishte një foto shumë të bukur të Dua Lipës, e shoqëruar me një artikull dhe disa foto … Vima-gazino publikon në prag të Krishtlindjeve në kopertinën e saj më të mirën ‘’Christmas babe’’… Super ylli i popit, Dua Lipa, një nga pranitë më seksi në skenën muzikore ndërkombëtare, ju dërgon urimet e saj për Krishtlindje dhe Vitin e Ri-shkruan gazeta. Diva magjëpsëse duket se zotëron përpjekjen dhe personifikimin e Midias, pasi nuk ka asnjë sipërmarrje që ajo të mos ketë sukses… Këto e shumë e shumë të tjera për Dua Lipën… dhe me shkronja të mëdha…
Në faqet e më pοshtëme një foto mbresëlënëse e Ermonela Jahos, në Pallatin e Koncerteve në Athinë, në koncertin e përvjetorit të 100-të të Maria Callas…’’Sopranoja shqiptare –shkruan gazeta, ndër të tjera –fitoi admirimin e publikut grek’’… Por gazeta nuk shkruan vetë për ‘’Divat’’ shqiptare dhe me … shkronja të mëdha… Shkruan edhe për njerëzit e thjeshtë , shqiptarër që erdhën 30 vjetë më parë dhe sot jetojnë dhe gëzojnë së bashku me grekët… Shumë prej tyre shkojnë për Krishtlindje në atdheun e parë… Ata që nuk kanë mundësi dërgojnë dhurata për të afërmit …
Agjencitë Turistike të premten, vetëm për linjën Athinë-Tiranë kishin 14 autobuzë, nga 3 që ka për ditë…Lëvizjet në fund të dhjetorit ngjajnë me ato të gushtit-shkruan gazeta…Një informacion shumë i bollshëm dhe interesant që kapte pothuaje dy faqe të gazetës. Më poshtë një shkrim për mjedisin, nga Katerina Sakellaropulu…Me shkrojna të vogla, në fund të artikullit kishte një informacion-Katerina Sakellaropulu është Presidente e Republikës… Gëzuar festat!//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI