Nga E.RUZI
Më 3 janar 1941, filloi rindërtimi i Pallatit të Brigadave.
Ndërtimi i kësaj godine pat nisur në vitin 1936 me kërkesë të Mbretit Zog I. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939-n, punimet u pezulluan. Në vitin 1941, arkitektët italianë filluan ta rindërtonin dhe aty u vendos shtabi qendror i ushtrisë pushtuese. Në të njëjtin vit, në këtë pallat ka qendruar edhe mbreti i Italisë, Viktor Emanueli III, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Gjatë regjimit komunist, Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” dhe u shfrytëzua për pritje dhe ceremoni shtetërore.
Duke filluar prej vitit 1992, emri zyrtar i këtij institucioni u bë “Pallati Presidencial”. Në këtë cilësi, strehon krerët e shtetit dhe është vendzhvillimi i festave dhe i ceremonive zyrtare..///


ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI