Kuptohet që pushimet shpesh ndikohen nga faktori ekonomik. Shumë prej udhëtarëve zgjedhin destinacione bazuar në mundësitë e tyre të shpenzimeve, shkruan revista italiane e udhëtimeve “Latitudes Travel Magazine”. Në fund të fundit, kostot e një udhëtimi shtohen mjaft shpejt.
Biletat e linjave ajrore dhe akomodimi janë zërat e shpenzimeve që kanë ndikimin më të madh në buxhet. Megjithatë, ekziston mundësia për të bërë pushime pa shpenzuar shumë. Faqja e internetit “Condé Nast Traveler” ka sugjeruar 21 vende të lira për t’u vizituar vitin e ardhshëm.
Shqipëria është renditur mes destinacioneve që befasojnë me sharmin e tyre, dhe që ofrojnë pushime me kosto të ulët.
Shqipëria
Ka shumë destinacione, dhe jo vetëm në Evropë, që kanë shumë për të ofruar. Shqipëria është gjithashtu një vend i nënvlerësuar nga turistët ndërkombëtarë. Deti është një nga arsyet kryesore për ta vizituar atë, por jo vetëm. Një perlë tjetër e vendit është kuzhina tradicionale, mishi i qengjit me aromë rozmarinë, djathërat e pjekur, levreku i zi dhe lëngjet e frutave janë disa kënaqësi që duhen provuar me patjetër.
Në Tiranë ndodhet Agroturizmi Gjepali, një restorant i shndërruar në hotel me pamje nga lumi, me dhoma duke filluar nga rreth 70 euro. //
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI