Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim informal me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Raportohet se takimi është mbajtur për të zgjidhur ngërçin e krijuar nga përplasjet mbi çështjen e Fredi Belerit, i cili vijon të jetë në burg nën akuzë për blerje votash.
Tashme i arrestuar, Fredi Beleri nuk është lejuar që të betohet për këtë detyre dhe kjo është kthyer në një pikë të nxehtë të raporteve mes Shqiperisë dhe Greqisë.
Në vijim pritet që të kemi një informacion më të zgjeruar në lidhje me diskutimet mes palëve dhe nëse në tryezë ka qenë pikërisht çështjen ‘Beleri’. Më herët kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendimi për Belerin i takon vetëm Gjykatës, teksa dha sinjale se po përgatitet për zgjedhje të reja në bashkinë në jug të vendit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri