Pas një sëmundje të rëndë,është ndarë nga jeta një ditë më parë poeti sarandiot, Alush Avduli, autor i disa vellimeve poetike, me ese, studime kritike e perkthime nga disa poete te botes.

Shoqata e Krijusve Jonianë në një nioftim të saj theksonte :”Nga radhet e Shoqates se Krijuesve Joniane sot u nda edhe nje ze i vecante dhe i talentuar ne fushen e krijimtarise letrare. Midis nesh nuk do te jete me fizikisht ALUSH ABDULI, shoku i mire, prindi i shkelqyer, njeriu i respektuar, poeti origjinal dhe modern i letersise shqipe. Megjithate, do te kemi ne duar, ne mendje e zemer kujtimin e tij te vyer te shprehur aq bukur ne vellime poetike, ese, studime kritike e perkthime nga shume poete te botes.”

Për këtë humbje ka reaguar edhe studjuesi i njohur akademik Josif Papagjoni “Një humbje e madhe, një poet, studjues, tregimtar, përkthyes, me disa libra, njeri jashtëzakonisht i kulturuar….. . “

Sipas gazetarit Thoma Nika “…Alush Avduli rezulton të jetë një autor prodhues dhe cilësor në gjithçka i dha lexuesit me emrin e tij, pasi ai ishte po aq ambicioz në procesin e krijimit. Alushin do ta kemi gjithnjë në dialog nga rafti i librave.”

Disa nga librat e tij janë: “Përkthimi i heshtjes”, “Utopitë në festë”, etj,.
Poet lirik modern dhe një përkthyes i përkorë, do të mbetet Alush Avduli,. Sarkastik ndaj antivlerave, ai mbahet mend edhe për sentencën e tij : “Armiqte e natyrshem te poezise jane komentatoret, shpjeguesit dhe me shume, lajkataret .“
SARANDANEWS.AL i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së Alush Avdulit. Lamtumirë miku ynë!/ sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.