Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i qarkullimit ciklonar dhe masave të ftohta e të thata me origjinë polare.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash gjatë orëve të paradites vonë. Ngrica në akset rrugore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim veri- verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin veriperëndimor era me shpejtësi 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/12 | Diell |
| Kukës | -3/3 | Diell re |
| Lezhë | 2/11 | Diell |
| Dibër | -3/2 | Diell re |
| Durrës | 5/16 | Diell |
| Tiranë | 3/15 | Diell |
| Elbasan | 4/12 | Diell |
| Berat | 3/17 | Diell |
| Vlorë | -3/14 | Diell |
| Korçë | -2/4 | Diell re |
| Gjirokastër | 0/13 | Diell re |
| Sarandë | 5/17 | Diell |
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat