SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha e krahason aksionin e tij me betejën e Skënderbeut…

Protesën e “Rithemelimit”, kreu i këtij grupi, Sali Berisha, e krahasoi këtë herë me betejën e kryesuar nga heroi kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë në shekullin XV.

Duke iu drejtuar militantëve që u mblodhën pasdite poshtë banesës së tij, Berisha tha se demokratët janë në betejë me “pushtimin e kryeministrit Edi Rama”.

Skënderbeu luftoi një pushtim të huaj, kurse ju po luftoni një pushtim të brendshëm më barbar se sa çdo pushtim tjetër që kanë njohur shqiptarët. Po luftoni një pushtim të brendshëm si pushteti i një kryehajduti që në 8 vite varfëroi, mjeroi duke vjedhur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë dhe duke u pasuruar vetë me miliarda, me qeveritarët e tij, me suitën e tij. Edi Rama me regjimin e tij në 8 vite rrokullisi shqiptarët në njerëzit më të keqpaguar në rajon”, tha Berisha nga dritarja e apartamentit të tij në pallat në rrugën “Mustafa Matohiti”.///

error: