Anxhelina Bregu, inspektore e trafikut urban pohoi se sipas statistikave janë 568 raste që janë ndëshkuar për parakalim të gabuar.
Bregu theksoi se parakalimet e gabuar sjellin rrezik për jetën e njerëzve, duke shtuar se do të ketë ashpërsim të masave për këtë shkelje rrugore. Mes të tjerash ajo nënvizoi se parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale.
“Ka drejtues mjetesh që janë korrekt dhe respektojnë rregulla. Për shkak të parakalimeve të gabuara, policia e Tiranës duke iu referuar statistikës, kemi 568 raste që janë ndëshkaur për parakalim të gabuar. Përsa i përket disa shkeljeve do të ketë një ashpërsim tek kodi rrugor. Parakalimi i gabuar do të konsiderohet vepër penale. Kemi shumë humbje jete për shkak të parakalimit të gabuar”-tha ajo.///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror