Klodi SARAÇINI
Pas përfundimit të procedurave gjyqësore, 10 nga 18 ikonat e denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, i cili theksoi se “ikonat janë sekuestruar nga Policia e Shtetit në kuadër të operacionit policor “Cultural Heritage” në vitin 2022 dhe sot janë në ruajtje në ambientet e krijuara nga institucioni ynë”.
Në nëntor të vitit 2022 Ministria e Kulturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, për të siguruar jo thjesht ambientet e përshtatshme për ruajtjen e tyre, por edhe për një trajtim të specializuar nga punonjësit e fushës.
IKRTK tha se “ky është shembulli më i mirë i bashkëpunimit të suksesshëm ndërinstitucional, në luftën e pakompromis kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilën institucioni ynë e ka kthyer në një mision”.///










ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI