Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në orët e paradites, më pas mot I kthjellët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut do të jenë prezente në orët e paradites me intensitet të ulët në formën e shtrëngatve afatshkurtra lokale në jug të vendit, ndërsa në mesditë parashikohet ndërprerje e tyre.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës shfaqet intensive e problematike me shpejtësi 11-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/6 | Re diell |
| Kukës | -6/-1 | Re diell |
| Lezhë | 1/6 | Re diell |
| Dibër | -6/0 | Re diell |
| Durrës | 3/11 | Re diell |
| Tiranë | 3/11 | Re diell |
| Elbasan | 0/10 | Re diell |
| Berat | 3/12 | Re shi diell |
| Vlorë | 5/11 | Re shi diell |
| Korcë | -4/0 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 2/8 | Re shi diell |
| Sarandë | 5/10 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI