Nga Gjergji MIMA
Pas ceremonisë përkujtimore të mbajtur me rastin e 13 vjetorit të ngjarjes tragjike së 21 janarit në Kryeministri, kreu i qeverisë, Edi Rama dhe familjarë të 4 viktimave të 21 Janarit 2011 zhvilluan homazhe në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’. Ata vendosën lule në vendet ku mbetën të vrarë “Dëshmorët e Atdheut” Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Katër qytetarët e pafajshëm mbetën të vrarë para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha më 21 janar 2011 gjatë një proteste të opozitës së kohës.Kur kanë kaluar 13 vite, familjet e 4 protestuesve ende i drejtojnë thirrjet te drejtësia që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.
Edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në vendimin e 14 nëntorit 2023 për Aleks Nikën, argumenton se në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit ka pasur mangësi të shumta, të cilat ngrenë dyshime se autoritetet e u përpoqën ta devijonin apo të ndërhynin padrejtësisht. (Homazhe në nderim të 4 viktimave të 21 janarit Foto: Florjan Abazaj////












ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI