Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2023 është 10.155.640, duke u rritur me 34.6 %, në krahasim me vitin 2022. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 9.727.538 shtetas pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore /Paqësori, përkatësisht me 240.925 dhe 66.689 shtetas.
Në 2023-shin, krahasuar me 2022-shin, hyrjet e shtetasve të huaj shënojnë rritje, për qëllime personale me 34.9 %, për qëllime pushime, vizitë tek të afërm etj. me 35 %; për biznes dhe qëllime profesionale me 17.6 %.
Vetëm në dhjetor numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar arriti 616.994, duke shënuar rritje me 57.6 %, krahasuar me dhjetor 2022. Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2023 është 6.913.347, duke u rritur 17.5 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.


ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat