Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Fier. Në PKK Kakavije, shtetasi A. H. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar 40 euro, që të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin (pa pasaportë).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat