Policia bashkiake e Sarandës ka vepruar pas vënies në dijeni për një rrethim të paligjshëm dhe një barrakë të ngritur në Ksamil.
Sherbimet e Policisë Bashkiake Sarandë, bazuar në informacionet e grumbulluara, kanë konstatuar një tokë të rrethuar në mënyrë të paligjshëme në sipërfaqje prej 1500 m2 dhe një barrakë të vendosur brenda rrethimit.
Menjehere është njoftuar IVMT Bashkia Sarandë dhe Komisariati i Policisë Sarandë për ndjekjen e mëtejshme të rastit, ndërkohë që shërbimet e policise kanë asistuar në prishjen e ketyre strukturave të paligjshme. Rasti në fjalë do te referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit