Nga Teodor BILUSHI *)
Monumenti i Çerçiz Topulli u ngrit në Gjirokastër në mars të vitit 1934.

Ky monument është realizuar nga skulptori i njohur Odhise Paskali, ndërsa financimi u mundësua nga kontributi i shqiptarëve brenda e jashtë vendit.
Revista “Minerva” e Nebil Çikës, në numrin e 15 majit të vitit 1934 jep detaje interesante e foto të ceremonisë së ngritjes së bustit por gjithashtu përmban edhe një shkrim të Xhevat Kallajxhi si nismëtar për realizmin e kësaj sipërmarrje.
Kallajxhi, gazetari shqiptaro-amerikan, shkruan se në vitin 1927 ndërsa vizitoi Italinë u mahnit nga statujat atje ndaj edhe i lindi ideja që diçka e ngjashme të bëhej në vendlindjen e tij.



Pasi u kthye në Tiranë, ai bisedoi me një kushëririn e tij për idenë e ngritjes së një monumenti për Çerçiz Topullin në Gjirokastër i cili i sugjeron emrin e skulptorit Odhise Paskali.
Në shkurt të vitit 1928, në sallën e kinemasë “Ideal” në Gjirokastër, Kallajxhi organizoi një aktivitet publik për këtë çështje. Në fund të takimit u ngrit një komision i kryesuar nga Beso Gega dhe në përbërje të të cilit ishin Galip Çano, Sami Kokalari, Vasil Lito, Xhevdel Xheneti, Aleks Çeçi, Foto Tola, Elmas Hajdëri, Bame Mezini dhe Xhevat Kallajxhi.

Më vonë, komisioni do të kryesohej nga kryebashkiaku i Gjirokastrës Sami Kokalari./SarandaNews.al///
*) Teodor Bilushi, është Konsull Nderi i Italisë në Gjirokastër.
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.