Mediat greke kanë publikuar pamjet nga plagosja e 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli. Ky i fundit duket i shtrirë në tokë, teksa punonjësit e policisë që i japin ndihmën e parë të riut, duke i fashuar plagët. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën ‘Iera Odos’ dhe ‘Spyrou Patsi’. Fejzolli është dërguar në spitalin Giorgos Gennimatas ku po trajtohet për dëmtime në bark. Mediat greke raportojnë se autorët kanë qenë duke hipur në një mjet me të cilin i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë. 34-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge dhe pista ku policia po heton është prishja e pazareve të drogës.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI