TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime në pjesën e dytë të ditës. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjat zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 4/17 | Re diell |
| Kukës | 3/18 | Re diell |
| Lezhë | 2/14 | Re diell |
| Dibër | 2/11 | Re diell |
| Durrës | 4/19 | Re diell |
| Tiranë | 6/19 | Re diell |
| Elbasan | 5/19 | Re diell |
| Berat | 1/19 | Re diell |
| Vlorë | 6/20 | Re diell |
| Korçë | 3/15 | Re diell |
| Gjirokastër | -1/16 | Re diell |
| Sarandë | 6/19 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI