TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht re të mesme dhe të larta transparente. Në veriperëndim dhe lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore reshje lokale shiu me intensitet të ulët në mënyrë të izoluar në mesditë e pasdite.
Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/15 | Re shi diell |
| Kukës | 5/16 | Re diell |
| Lezhë | 8/15 | Re shi diell |
| Dibër | 4/15 | Re diell |
| Durrës | 7/21 | Re shi diell |
| Tiranë | 9/20 | Re diell |
| Elbasan | 6/19 | Re diell |
| Berat | 5/20 | Re diell |
| Vlorë | 7/20 | Re diell |
| Korçë | 3/13 | Re diell |
| Gjirokastër | 1/19 | Re diell |
| Sarandë | 8/19 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos