Është vetëdorëzuar në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pano Papuçi, 68 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.
Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë, mes tyre ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj për shpërdorim detyre. Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.///
ME SHUME LAJME
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit