Këngëtari i mirënjohur i polifonisë labe dhe protagonist i grupit me emër, ‘Kaonët’, Idajet (Ajet) Duka botoi së fundi librin me vjersha “Labëri, gjerdan me këngë”.

Libri me 100 vjersha përfshin një gjeografi tematike dhe shpitërore të larmishme ku spikatin si një vezullim i paanë, motivet epike dhe lirike. Lajtmotivi i dashurisë shpaloset në vargjet e këngëtarit te mirënjohur përmes nje muzikaliteti të veçantë.

Një pjesë e vogël e vjershave të librit të Dukës “Labëri, gjerdan me këngë” janë edhe tekste të disa këngëve të repertorit të ‘këngëve të ‘Kaonëve’ dhe janë interrpetuar nga vetë autori i cili i ka dhënë formacionit vokal të polifonisë, lindur në djepin historik e poetik të Delvinës, një stil muzikor origjinal dhe dinamikë të tjetërllojtë, të mirënjohur e krejt të dallueshme sot, në krejt hapësirat e shqiptarisë dhe përtej këtyre trojeve.
Redaktori i librit, publicisti dhe shkrimtari Alber Zholi në parathënien e librin me vjersha “Labëri, gjerdan me këngë” pasi përmend një varg veçorish nga vlerat e prura nga Duka në këtë vëllim poetik, citon akademikun Rexhep Qosja duke folur për këngën labe:
“Kënga labërishte është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes i vetlëdijes së pandarë, i vetëdijes gjithkombëtare shqiptare. Me këngën labe të djeshme dhe të sotme jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare”-shprehet mes të tjerash akademik Qosja .
Me këtë gjuhë flet edhe Ajeti në këtë libër, -thekson për lexuesit Alber Zholi./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore