Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, arrestuar më 12 maj në lokalin e tij, kur po ofronte para për të blerë 8 vota me 40 mijë lekë, do të qendrojë në burg.
Trupi gjykues i përbërë nga Erjon Çela, Flora Hajredini dhe Irena Gjoka vendosi ta denojnë me 2 vjet burg, Fredi Belerin – nga 2 e 6 muaj që kishte kërkuar edhe SPAK – duke e shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje. Për bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshi, u vendos 1.6 vite burg, që konvertohen me 3 vite shërbim prove. Në vendim është përcaktuar konfiskimi i celularëve dhe i kartmonedhave. Në sallë mbeshtetësit e Belerit, thirrën Turp! Turp!
Por para këtij vendimit, Fredi Beleri, tha në gjyq se qëllimi i arrestimit të tij janë zgjedhjet e reja në Himarë. Sipas Belerit, SPAK dhe prokuroria e Vlorës kanë vepruar nën urdhrat e qeverisë dhe dështuan të garantojnë një proces të rregullt gjyqësor në rastin e tij. Sipas tij, Rama do të zhgënjehet sërish në Himarë, pasi do të humbë edhe zgjedhjet e radhës.
“SPAK u përpoq të krijojë prova dhe të mbulojë gabimet e prokurorisë së Vlorës në procesin ndaj meje. U përdorën thëniet e një dëshmitari të dënuar për mashtrim siç ishte Arsen Rama. U shkel prezumimi i pafajësisë. Nuk ka pasur një proces të rregullt dhe u mohuan provat që unë paraqita në gjyq. Qëllimi i arrestimit tim janë zgjedhjet e reja në Himarë, por Rama do të zhgënjehet sepse do të humbë sërish. E kuptoj që trupi gjykues është nën presion, por u kërkoj t’i shërbeni vetëm drejtësisë”- u shpreh Beleri.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.