Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se vazhdon riorganizimi i PD. Basha uron anëtarët dhe kryetarët e rinj në degët Tepelenë, Lezhë, Përrenjas, Has dhe Cërrik, të cilët i uron për zgjedhjen.
“Pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike e Shqipërisë të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur. Urime të përzemërta për anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e dalë nga Kuvendet Zgjedhore të degëve, Ladi Bana – Tepelenë, Alfrida Marku – Lezhë, Leonard Ozuni – Përrenjas, Seit Jaku – Has, Ibrahim Sako – Cërrik!
Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakordësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim.
Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët strategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!”, shkruan kryetari i PD Lulzim Basha.(R.Ekmekxhiu)
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI