SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

MEMORIE mjedisore. Rehabilitim i gjelbër i ishujve të dëmtuar të Ksamilit.

Nga Sofokli MEKSHI

(Shkrim i shkruar në vitin 2017 nga gazetari veteran dhe veprimtari mjedisor, Sofokli Mekshi)

Sot ne mesdite, Agjencia Joniane e Medias, Mjedisit dhe Informacionit, AJMMI, me nje ceremoni modeste ne Ksamil, permbylli projektin..” Rehabilitim i gjeëlbër i Ishujve të të dëmtuar të Ksamilit , “mbeshtetur nga REC Shqiperi, me financim te BE, ne kuader te projektit ACHIEVE(shoqeria civile shqipetare per nje mjedis Europian.)Ishin te pranishem pergjegjsja e Njesise Administrative Ksamil z. Valbona Oruci, drejtori i Parkut Kombetar Butrint z. Gjergji Mano ,perfaqësues nga Zonat e Mbrojtura si edhe vullnetarë mjedisore te shumte. .

Ne mjediset e nje biznesi turistik, të vëllezërve Oruçi buze detit dhe fare prane Ishujve, stafi i AJMMIT, priti te derguarin e Zyres se BE ne Shqiperi, zotin. Orlando Fosco ,i cili asistoi ne te gjithe veprimtarite pasuese te ceremonive te rastit. Drejtori Ekzekutiv i AJMMI-t dhe i ketij projekti Shkelqim Hajno prezantoi te pranishmeve ,permes nje ekspozite fotografike me ngjyra, te gjithe punen e kryer nga stafi per rehabilitimin e gjelber te ishujve te demtuar ne Ksamil gjate viteve te tranzicionit deri ne ditet e sotme. Nderkohe qe u vleresua ndihmesa e aktoreve dhe faktoreve social ,e strukturave administrative lokale si edhe e strukturave te Policise Kufitare, per ruajtjen e metejeshme te vlerave te reja qe jane krijuar ne ishuj pas nderhyrjes se kryer.

Me pas, te pranishmit ndoqen nje film dokumentar me titull”Ishujt eKsamilit -Rehabilitim, krim dhe mosndeshkim”permes te cilit pershkruhet ne menyre kronologjike puna e kryer ne ishuj, duke apeluar organeve ligjzbatuese por edhe organizatave te shoqerise civile dhe komunitetit te banoreve te zones , per ti ruajtur e mirembajtur keta ishuj dhe per ti kthyer ata ne nje atraksion turistik gjithevjetor.Ne vijimesi te veprimtarive.,u zbulua tabela dygjuheshe qe promovon vlerat ekoturistike te ishujve duke u ofruar vizitoreve njohuri te mjaftueshme perpara se ata te udhetojne drejt tyre. Ne fund edhe nje vizite me skaf drejt ishujve per te vleresuar ne terren punet e kryera dhe per te shijuar keto mrekulli te natyres ne brigjet e detit Jone, fare prane qytezes se Ksamilit. Duke vleresuar perpjekjet befasuese te stafit te Agjencise Ajmmi,per rehabilitimin e ishujve , perfaqesuesi i BE. Z. Orlando Fusco Inkurajoi per pune te reja ne te ardhmen me theks ne ndergjegjesimin qytetar per nje mjedis te gjelber cka siguron nje jetese te shendeteshme per banoret dhe ne kete vend te Ballkanit Perndimor. .///

error: