Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa jugperëndimore me origjinë nga Azoret.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura gjatë orëve të paradites ndërsa më pas mbizotëron mot i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët me shtrëngata afatshkurtra lokale nga orët e mesnatës deri në orët e para të mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Më pas reshje të dobëta shiu në male në ekstremet veri dhe jug të vendit deri në mesditë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/s shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/21 | Re shi diell |
| Kukës | 8/16 | Re shi diell |
| Lezhë | 10/21 | Re shi diell |
| Dibër | 9/17 | Re shi diell |
| Durrës | 12/21 | Re shi diell |
| Tiranë | 12/21 | Re shi diell |
| Elbasan | 12/21 | Re shi diell |
| Berat | 15/22 | Re diell |
| Vlorë | 13/22 | Re diell |
| Korcë | 10/16 | Re diell |
| Gjirokastër | 9/21 | Re diell |
| Sarandë | 12/20 | Re diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI