SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 5 prill 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe për ditën e premte vendi ynë të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit pothuajse gjatë gjithë ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të larta transparente dhe kalimtare.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 9m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/22Diell re
Kukës10/21Diell
Lezhë10/21Diell re
Dibër7/21Diell re
Durrës11/23Diell
Tiranë11/23Diell
Elbasan10/22Diell re
Berat7/24Diell
Vlorë9/23Diell
Korçë6/19Diell re
Gjirokastër6/23Diell
Sarandë10/23Diell
error: