SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Pa harruar Sarandën, Oltion Çaçi ndjek ‘këmba-këmbës’, investimet në Ksamil.

Nga Sonila MAJKOSHI

Pa harruar Sarandën, ku investimet infrastrukturore ne rrugë dhe fasada, (që sot, vërtet i kanë mërzitur bizneset, këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve nga ‘rrëmuja e krijuar’) po synojne si kurrë më parë, një imazh edhe më të denjë për këtë destinacion turistik; Oltion Çaçi kryebashkiaku i qytetit bregdetar ndjek ‘këmba-këmbës’, investimet në Ksamil.

Mesa duket Çaçi, e ka kthyer ne bindje idenë se, banorët e Ksamilit (dhe veçmas biznenset turistike atje që i dhanë emër të mirë Sarandës dhe krejt Shqipërisë në botë), kanë patur te drejtë t’i shohin me dyshim e skepticizëm të gjithe shpurën e pushtetarëve qëndrorë e vendorë, me mjekër edhe pa mjekër, të deleguara nga Lart edhe nga poshtë, i kanë zhgënjyer me premtimet se “NE, jemi ata që nuk do ta harrojmë Ksamilin dhe ju, vëllezër, keni plotësisht të drejtë nël vërejtjet që na bëni për mungesl rruglsh, për ndriçim, për shumë e shumë të tjera . !” Dhe……opingën e Sheros…Ksamilin e lanë pas listës….si Lipe Shtogu nël estradë.

Përtej paragjykimeve tipike dhe dyshimeve, në këtë “kërthizë të botës” që quhet bashkia e Sarandës, Oltioni po punon , pa deklarata, i përunjur ndaj njerëzve te tjheshtë dhe e di mirë ‘ku i dhemb Ksamilit’. Nuk i kam qejf daljet ne media dhe deklaratat pompoze. Dhe ben mirë.

Dikur, i famshmi George Orwell fliste në një ese, menjëherë pas Luftls së Dytë Biotërore “për rrezikun e fodullëkut të elitave“.

Dhe njerëzit e thjeshtë, me apo pa karrige partiake apo me meritë, thonë kur shikojnë administratorë të punëve publike që punojnnl kokëunjur : Zoti ua shtoftë inatin për punë dhe u dhëntë krahë të lehta !/sarandaNews.al///

error: