Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar sot një protestë përpara bashkisë së Tiranës.
Protesta është thirrur pas arrestimit me urdhër të SPAK të disa ish-drejtorëve të kësaj bashkie. Në protestë morën pjesë qytetarë dhe përfaqësues të opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i pranishëm në protestë, tha se “kjo është protestë e shoqërisë civile. Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre. Zyrtarë të afërt me Veliajn kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë”.
“Ka shumë arsye për të protestuar. Ky nuk është një rast i shkëputur. Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet”, tha Bardhi. Në protestë ishte i pranishëm edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, i cili tha se “qytetarët po protestojnë pasi në krye të bashkisë së Tiranës është simboli i babëzisë dhe kreu i vjedhjes me skemën ‘5D’ dhe inceneratorëve”. Noka kërkoi dorëheqjen e Veliajt, pasi sipas tij, ai nuk mund të përfaqësojë më qytetarët e Tiranës dhe nuk mund t’i besohen më taksat e tyre.
Protestuesit kanë gjuajtur në drejtim të bashkisë me vezë dhe me mollë, si dhe kanë tentuar që të futen në ambientet e brendshme, duke shtyrë kordonin e policisë.(Nga Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI