SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

APOLLO GRUP analizon në Sarandë trendet, tregun botëror dhe atë shqiptar me operatorët kryesorë turistikë lokalë

Ekipi meaxhues i APOLLO (DER Touristik Nordic) organizoi së fundi në Kompleksin turistik “DEMI” në Sarandë një event mbi prezantimin e të rejave më të fundit në biznesin e turizmit.

Kopmania e mirënjohur APOLLO GRUP tashmë me prani aktive 10-vjeçare në Sarandë, analizoi këtu, trendet dhe tregun turistik aktual ndeërkohë që me njl ceremoni tl veçantë ka ndarë edhe Çertifikatat e Çmimeve për hotelet më të vlerësuara partnere sipas kategorive.

Ishin të pranishëm përfaqësues të operatorët kryesorë turistikë lokalë të këtij qytet bregdetar. Në këtë event të rëndësishëm turistik mori pjesl edhe kryetari i bashkisë Oltion Çaçi si dhe deputeti Niko Kuri.

Protagoniste e këtij eventi sikurse pritej ishte Ann Kristin Hornewall, një nga drejtueset kresore të“Apollo Travel Group”, Drejtore Komerciale e cila analizoi me shifra e fakte turizmin e skandinavëve, zhvillimet e pritshme në rajonin e Shqipërisë me fukus Sarandën. .

uS

Një nga pikat ‘kyçe’ ose ‘thembra e Akilit’ në eventin mësiperm ka qenë edhe ngritja e standartit të shërbimeve turistike, në të njëjtin nivel që janë njësitë akomoduese.

Sipas Anna Kristin Hornewall, avantazh dhe asete të pazëvendësueshme janë 300 ditët me diell dhe shumë mikpritje, shumë histori dhe arkeologji këtu. Ndërkohë që nënvizoi se në Sarandë dhe jo vetëm, ofrohet ushqim cilësor dhe i shëndetshëm. Përmirësimi i ofertës dhe shërbimet turistike, sipas saj, duhet të bëhen duke e parë qytetin me sytë e të huajve dhe jo të vendasit.

Nga të pranishmit me interes u ndoq edhe prezantimi i gjetjeve më të fundit në biznesin e turizmit, si produkt i takimit me përfaqësues të ekipit menaxherial të “Apollo Group”.

Çmimet sipas kategorive për Hotelet partnere në këtë event turistik ishin:

*Diploma të arta*:

“Butrinti”, “Demi”, “Kaonia” e “Serxho”. Ndërsa “Diploma argjendi* u akorduan për: “Vila Kalcuni”, “Jaroal” e “Delfini”.

*Diplomë bronzi* iu dha Hotel “Brilant”.

Prej 10 vitesh përfaqësuesi zyrtar dhe dinjitoz i “Apollo” për rajonin e Sarandës është pedagogu i gjuhës angleze Vasil Barka, Agjenti Turisti i zyrës “Riviera Travel”./sarandaNews.al///

error: