SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vidhnin makina në Athinë, 4 shqiptarë të arrestuar. Njëri ishte nga Lunxhëria

Një grup kriminal i cili kryente vjedhje automjetesh në zona të ndryshme të Athinës është shkatërruar nga policia greke. 4 anëtarë të grupit janë arrestuar, ndërsa në dosje janë përfshirë edhe 7 persona të tjerë, prej të cilëve 2 janë të paraburgosur.

Shqiptarët e përfshirë në këtë grup në role të ndryshme janë të arrestuarit Jorgo Gega, 37 vjeç nga Lunxhëria e Gjirokastrës dhe Kristjan Prifti 23 vjeç nga Levani i Fierit, Manuel Toska i njohur si “Reli”, 35 vjeç nga Berati, aktualisht i paraburgosur në “Koridhalo” si dhe i shpalluri në kërkim Euklid Ago i njohur si “Klidi”, 35 vjeç nga Elbasani.///

error: