Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim pas orëve të mesditës. Vranësirat parashikohen të jenë mesatare të larta e transparente. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/28 | Diell |
| Kukës | 7/24 | Diell |
| Lezhë | 10/28 | Diell |
| Dibër | 6/25 | Diell |
| Durrës | 11/28 | Diell |
| Tiranë | 14/29 | Diell |
| Elbasan | 12/29 | Diell |
| Berat | 9/29 | Diell |
| Vlorë | 11/26 | Diell |
| Korçë | 720 | Diell |
| Gjirokastër | 10/27 | Diell |
| Sarandë | 13/26 | Diell |
ME SHUME LAJME
Policia e Sarandës, kontrolle në Ksamil për nivelin e zhurmave
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.