Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore – malore të vendit. Në zonën e verilindje dhe në orët e mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/25 | Diell re shi |
| Kukës | 11/22 | Diell re shi |
| Lezhë | 14/25 | Diell re shi |
| Dibër | 12/21 | Diell re shi |
| Durrës | 15/26 | Diell re shi |
| Tiranë | 16/26 | Diell re shi |
| Elbasan | 15/27 | Diell re shi |
| Berat | 13/27 | Diell re shi |
| Vlorë | 15/25 | Diell re shi |
| Korçë | 10/20 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 12/25 | Diell re shi |
| Sarandë | 16/23 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit