SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë, 6 maj 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por edhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit nga orët e mesditës.

Mjegullinë  përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.

Era do të fryjë  me drejtim perëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/28Diell re
Kukës10/27Diell re
Lezhë16/27Diell re
Dibër8/25Diell re
Durrës15/27Diell re
Tiranë15/28Diell re
Elbasan13/29Diell re
Berat12/27Diell re
Vlorë13/26Diell re
Korçë7/23Diell re
Gjirokastër10/28Diell re
Sarandë14/26Diell re
error: