– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente. Parashikohet mjegullinë përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/29 | Diell |
| Kukës | 10/28 | Diell |
| Lezhë | 12/28 | Diell |
| Dibër | 9/26 | Diell |
| Durrës | 14/28 | Diell |
| Tiranë | 16/29 | Diell |
| Elbasan | 13/30 | Diell |
| Berat | 12/28 | Diell |
| Vlorë | 14/28 | Diell |
| Korçë | 9/24 | Diell |
| Gjirokastër | 8/28 | Diell |
| Sarandë | 12/27 | Diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI