SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 18 maj 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites në relievet malore në lindje. Këto vranësira në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të izoluara. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe përgjatë ditës për shkak të prezencës së lartë të pluhurit dhe rërës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/30Diell
Kukës17/24Diell re
Lezhë18/29Diell
Dibër12/25Diell re
Durrës17/30Diell
Tiranë20/31Diell
Elbasan18/30Diell
Berat16/31Diell
Vlorë24/30Diell
Korçë10/22Diell re
Gjirokastër16/29Diell
Sarandë19/30Diell
error: